Njoftimi i policisë Dibër
Bulqizë
Mbante armë gjahu pa lejen e organeve kompetente, procedohet penalisht një shtetas.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, se shtetasi E. D., posedonte armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, ngritën një pikë kontrolli në aksin rrugor Krastë-Martanesh, duke ushtruar kontroll në automjetin e këtij shtetasi.
Si rezultat i kontrollit të mjetit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë gjahu dhe fishek për armë gjahu.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u procedua penalisht shtetasi E. D., 29 vjeç, banues në Mat.
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”.