Ballina BOTA OBSH paralajmëron: Tregohuni të kujdesshëm, 2 milion njerëz mund të vdesin nga...

OBSH paralajmëron: Tregohuni të kujdesshëm, 2 milion njerëz mund të vdesin nga Covid 19

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka paralajmëruar se numri i vdekjeve totale nga koronavirusi I ri mund të arrijë në 2 milionë përpara se një vaksinë efektive të përdoret gjerësisht në botë. Doktor, Mike Ryan kreu i emergjencave të OBSH-së për Evropën, tha se numri mund të jetë më i lartë nëse nuk ndërmerret një veprim në mbarë botën. Gati një milion njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në gjithë botën që kur sëmundja shënoi rastin e parë në Kinë, në fundvitin e kaluar. Ndërkohë numri i infeksioneve po vazhdon të rritet me 32 milionë raste të konfirmuara globalisht.

Exit mobile version