Objektivat në merkato dhe pritshmëritë në rënditje. Ja si pritet të jetë Burreli i ri i Patushit

0
12

Sezoni i ri i Burrelit mund të themi që tashmë ka filluar.

Prezantimi i Patushit si dhe stafit të tij është vetëm fillimi i një vere e cila pritet të sjellë disa goditje në merkato.

Pavarsisht zhgënjimit të vitit të kaluar duket se dyshja drejtuese Malaj-Ballabani do kërkojë edhe sezonin e ri majat e klasifikimit ku si objektiv do jenë 5 vendet r para.

Siç tha edhe trajneri Patushi grupi i lojtrëve do jetë një miks midis talenteve të reja dhe ekspertëve të cilët do ndihmojnë në rritjen e përgjithshme.

Akoma nuk ka emra konkret për merkaton në hyrje por pritet konfirmimi i disa nga lojtarëve të cilët kishin një sezon pozitiv.

Ndërsa përsa i përket largimeve sipas informacioneve duket se shumë lojtarë të kërkuar me ngulm nga Nikaj si Sefgjini, Zefi por edhe kapiteni Becaj janë me valixhe në duar.

Ndryshe nga viti i kaluar ku trajnerit Nikaj ju la dorë e lirë në merkato, strategjia e Patushit do të jetë kryesisht nxjerrja e talenteve në mënyrë që të krijohet një Burrel kompetitiv për vitet e ardhshme dhr jo vetëm për një sezon.

Arlind Vani Mattv.al