Nxënësit e Klasës së I-rë B, “Mustafa Gjestila” në festë

Nxënësit e Klasës së I-rë B, “Mustafa Gjestila” në festë

Edhe nxënësit e klasës së parë B në Shkollën 9-të vjeçare “Mustafa Gjestila” të qytetit të Burrelit me mësuese Myrvete Vata, kurorëzuan përfundimin e librit të abetares. Ashtu si bashkëmoshatarët e tjerë edhe nxënësit e kësaj klase festuan përfundimin e mësimit të shkronjave shqipe. Festa e larmishme që ishte programuar për nxënësit e klasës së parë B kishte mbledhur edhe prindër e gjyshër të vogëlueshve. Mësuesja Myrvete Vata falenderoi prindërit për mbështetjen e pa kursyer gjatë kësaj periudhe dhe i ftoi ata ta vazhdojnë këtë mbështetje.

  Fëmijët interpretuan dhe recituan vjersha të mësuara në shkolë, por nuk munguan as kërcimet në valle të ndryshme popullore.

E pranishme në këtë aktivitet, Drejtoresha e Shkollës 9-të vjeçare “Mustafa Gjestila” Burrel, Shpresa Tusha vlerësoi punën e mësuese Myrvetes dhe mbështetjen e prindërve.

Festa e plotë e vogëlushëve të klasës së parë B të shkollës 9 vjeçare “Mustafa Gjestila”, Burrel me mësuese Myrvete Vata do të transmetohet e plotë në ditët në vijim në ekranin e Mat Televizion.