Ballina POLITIKE “Nuk po kërkoj votën e demokratëve”, Rama: Basha e Berisha s’kanë më...

“Nuk po kërkoj votën e demokratëve”, Rama: Basha e Berisha s’kanë më legjitimitet, i kam mundur e i mund sërish

0

Pas protestës nuk munduan akuza për një koordinim paraprak të mundshëm të Policisë së Shtetit dhe PD-së zyrtare, pasi forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën vetëm pasi u erdhi një thirrje nga Partia Demokratike.
Megjithatë, kryeministri e shpjegon ndryshe situatën. Sipas tij, policia nuk ndërhyri që në momentin e parë të përshkallëzimit të situatës, pasi sipas tij, të dyja palët ishin të gatshme për gjakderdhje.

“Policia nuk ka ndërhyrë, sepse si pala jashtë edhe pala brenda, papërgjegjshmërisht ishte e gatshme për gjakderdhje. Për të përdorur njerëz për viktima. Ata që kanë vulën e PD, edhe pse s’kanë legjitimetet duhet të kërkonin mbështetjen e policisë që në çastin e parë. Thonë nuk e marrim policinë se nuk duam të dukemi se jemi të Ramës, se duam të themi që Rama është me Berishën…Lojëra të rrezikshme me jetën e njerëzve, udhëheqësish të papërgjegjshëm.  Policia ishte aty. Meriton përgëzimet më të mëdha, në një situatë unikale. Kushte të rrezikshme, provokative, të ulëta, të pabesa. Prokuroria dhe policia nuk kanë bërë dallime “brenda e jashtë”.”

Sipas tij, zgjidhja më dinjitoze për Bashën dhe Berishën do të ishte një garë në të cilën anëtarët zgjedhin se cilin duan në krye.

Ndërsa u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve të tij në rrjetet sociale, kryeministri theksoi edhe një herë se ai i ka mundur si Berishën ashtu edhe Bashën, dhe mund t’i mundë sërish “të tre” duke nënkuptuar këtu edhe presidentin e vendit Ilir Meta.

“Nuk është personale, është shoqërore, shqiptare, njerëzore, si të doni…nuk jam këtu për të thirrur demokratët të më japin votën, por për t’u thënë që jemi të gjithë shqiptarë. Jemi njerëz, nuk jemi mesjetare…”

Ndërsa u bëri thirrje demokratëve që “t’u varin teneqen” dhe të gjejnë rrugën për të shpëtuar partinë, Rama tha se është i gatshëm edhe t’i ndihmojë nëse duan dy seli përkohësisht.

“Për ata që i ndjekin kam mëshirë, se janë të paaftë për ta kuptuar se çfarë bëjnë. S’ka legjitimet asnjë nga të dy. Nuk do më shihni të replikoj në parlament, veç ndonjë rasti ekstrem. Merrem me ta sepse për shkak të tyre po shkatërrohet një aset, i rëndësishëm i këtij vendi opozita…” 

Exit mobile version