Rekamë![](https://mattv.al/wp-content/uploads/2024/06/euro2024_mati_1x1-1-scaled.jpg)
![](https://mattv.al/wp-content/uploads/2024/06/euro2024_mati_1x1-1-scaled.jpg)
Kërkonin azil! 36 shqiptarë kthehen në Rinas nga Franca e Belgjika
![](https://i0.wp.com/www.albeu.com/dokumenta/foto/ekstra2.jpg?w=696)
36 shqiptarë janë kthyer në vend pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen apo u është refuzuar azili në Francë dhe Belgjikë.
Sipas njoftimit mësohet se janë riatdhesuar në Shqipëri 31 shqiptarë nga Franca dhe 5 nga Belgjika.
Bëhet e ditur gjithashtu se Policia Kufitare ka forcuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka shtuar patrullat në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit . Albeu