Kjo urë është ndërtuar plot 93 vjet më parë. Ka parë në jetën e saj dimra e vërshime uji shumë herë më të mëdha se ky i tanishmi, por ka rezistuar. Unë nuk jam ekspert, por nuk ka asnjë dyshim që kjo urë u dëmtua, pra njëra këmbë e saj u zhyt, sepse lumit iu mor zhavorri deri fare pranë urës dhe niveli i shtratit u ul.Ajo është një urë, është një pronë publike, është një monument kulture që gëzon mbrojtje të veçantë.U bënë disa ditë që ky krim ka ndodhur dhe mediat e kanë prezantuar me radhë. Por prokuroria nuk ka nisur asnjë lloj hetimi. Për vite me radhë, gjatë gjithë vitit, edhe kur shftrytëzimi i lumejve është i ndaluar, dhjetra kamionë të një kompanie ndërtimi gërryenin natë e ditë shtratin e këtij lumi. Ja ku është mali me inerte, mu në breg të tij(fotoja më poshtë). Në Maj 2020, u vendosën ca gjoba ndaj kompanisë, sepse IKMT zbuloi se këmbëve të Urën së Zogut i kishin dalë themelet. Një fadromë nisi të vendosë inerte përrreth këmbës që sot është shembur,(fotoja më poshtë) ndërsa dhjetra të tjera vazhdonin ta gërryenin lumin edhe pasi u vendosën gjoba. E denoncuan mediat pa reshtur këtë maskaradë mjedisore. I filmuan fadromat dhe kamionët. Por askush nuk e ndaloi.Sot, ja cila është pasoja.Prokuroria hesht!Qeveria hesht!Më se paku, varjani në qafë asaj kompanie këtë urë, ta rindërtojë çikë më çikë, ashtu siç ka qenë.