“Nuk garantohet liria e shprehjes”/ Organizatat e mediave u bën thirrje deputetëve: Mos e votoni projektligjin për shpifjen

“Nuk garantohet liria e shprehjes”/ Organizatat e mediave u bën thirrje deputetëve: Mos e votoni projektligjin për shpifjen
Në një deklaratë para Kuvendit pak para nisjes së seancës plenare, u është bërë thirrje deputetëve, të mos i votojnë ndryshimet pasi nuk përmbushin standardet e Bashkimit Europian. “Çdo përpjekje për të rregulluar profesionin sjell pasiguri juridike dhe frenon lirinë e shprehjes. Kjo nismë frenon edhe aktivistët e shoqërisë civile për t’u shprehur. Këto nuk janë shqetësime vetëm tonat, por edhe të shumë strukturave të tjera. Duam të theksojmë se reforma për dekriminalizimin nuk i zgjidh të gjitha sfidat. Kërkohet një reformë më e gjerë, që përfshin kushte më të mira pune dhe mbrojtje nga presionet politike. Kërkohet një agjendë më e thellë dhe jo ndryshime të cekëta. Kërkojmë që mazhoranca dhe deputetët e Kuvendit ta përmbyllin këtë reformë në mënyrë të plotë”.