
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse nuk fiton mandatin e tretë ai do të largohet nga politika. Rama u shpreh se nëse nuk merr 71 mandate, atëherë ai nuk do të krijojë një qeveri nga halli.
Pjesë nga biseda:
Fevziu: Kush është kufiri që ju ndan?
Rama: Nëse s’ka një mandat të qartë unë nuk jam. Nëse duhet të ndërtoj një shumicë qeverisëse nga halli, unë nuk jam.
Fevziu: Nëse ju keni 71 vota nuk do jeni më kryetar i PS?
Rama: Norma në demokraci është që partia e parë është partia fituese. Dhe normalisht ai që ka numrin më të madh të votave, merr mandatin. Ai figura, shoku im atje në Hagë, e ka mandatin e katërt…Merr 23% dhe ka 6 muaj rri i rrotullon ata, i bën. Nëse unë nuk kam mandatin e qartë për të bërë realitet projektin, për t’u thënë shqiptarëve: më jepni 4 vjet t’ju jap një Shqipëri tjetër, unë nuk jam. Ti realizon ëndrrën, “Rama ik”.