Nuk fitoi dot mandatin e deputetit. Elton Debreshi i kthehet punës në minierat e kromit
Minatori Elton Debreshi, i cili kandidoi si i pavarur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, tashmë i është kthyer punës në galeri, pas nuk siguroi dot një vend në Kuvend.
Ai arriti të merrte vetëm 590 vota, të cilat nuk mjaftuan të siguronte mandatin e deputetit. Përmes një postimi në Facebook, ai u bën thirrje minatorëve të tjerë që t’i bashkohen sindikatës që ia drejton për të kërkuar Statusin e minatorit dhe të drejtat e tyre.
Elton Debreshi në facebook
Pas disa javesh shkeputje per shkak te fushates, sot u ktheva ne galeri mes shokeve te vuajtjeve dhe durimit. Puna dhe veprimtaria politike tashme jane te pandashme jo vetem per mua, por per te gjithe minatoret qe u bashkuan ne Perpjekjen e Perbashket. Te gjithe bashke do ta vazhdojme luften per Statusin e Minatorit dhe te drejtat tona. Ne emer te shokeve, u bej thirrje te gjithe minatoreve te bashkohen ne Sindikaten e Minatoreve te Bashkuar te Bulqizes.E ardhmja eshte jona!