Nuk fitoi asnjë mandat, Topalli largohet nga drejtimi i Lëvizjes për Ndryshim

0

Jozefina Topallii njoftoi se do të largohet nga drejtimi i partisë Lëvizja për Ndryshim që krijoi pak kohë para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje. 

Por unë dëshiroj të falënderoj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale; të falënderoj të gjithë ata që besuan.
Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare”, shkruan Topalli.

Partia Lëvizja për Ndryshim nuk arriti të kalonte pragun në zgjedhjet parlamentare, duke marrë 7049 vota, ose 0.45% në rang vendi.