Normalizohet situata e zjarreve në Klos dhe Bulqizë, mbeten aktive dy vatra të vogla

Normalizohet situata e zjarreve në Klos dhe Bulqizë, mbeten aktive dy vatra të vogla

Është normalizuar situata e zjarreve në territorin e Bashkisë së Klosit dhe të Bulqizës.

Një ditë më parë, vatra të mëdha zjarri dogjën me qindra hektar pisha të zeza si dhe kullota e shkurre. Zjarrit jo vetëm u afruan banesave të fshatit Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit, por edhe bizneseve në Bashkinë e Bulqizës. Gjatë ditës së sotme, dy helikopterë, forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit e dy bashkive u angazhuan për të kontrolluar disa vatra të zjarrit, të cilat ishin ende aktive. Aktualisht, dy vatra të vogla mbeten aktive në afërsi të antenave celulare në zonën e quajtur Maja e Lepurit.