Policia e Shtetit ka njoftuar paraditen e sotme se ka arrestuar në Burrel një person të shpallur në kërkim, i dënuar për një sërë veprash penale.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale M. H., 24 vjeç, banues në Burrel. Policia thotë se ai rezulton i dënuar më parë për krime kundër personit, vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Ky shtetas më datë 01 shtator 2020, në qytetin e Burrelit, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe kanosur shtetasin S. N., (i ndaluar më parë nga Policia).

Në momentin e arrestimit, shtetasit M. H., i janë gjetur të fshehura në trup disa doza të vogla me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Për shtetasin e lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”, “Kanosje” dhe “ Prishje e qetësisë publike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme