Një vit DPSHTRR Mat, 6,000 kontrolle teknike automjetesh
6 mijë automjete kanë kryer kontrollin teknik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor dega Mat brenda një viti kohor që nga hapja e kësaj dege. Po ashtu, janë regjistruar për herë të parë brenda këtij viti rreth 700 automjete. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Dega Mat, Dritan Barhani në një intervistë për “Mat Televizion” tha se janë këtij viti janë kryer me qindra shërbime të tjera si në pagesën e taksës së automjeteve, pajisjen me leje drejtimi, rinovim të lejes së drejtimit, ndryshim i pronësisë së automjeteve etj. Duke qenë se kjo qendër e shërbimi të transportit rrugor është hapur rishtazi në Burrel është mundësi edhe për rrethe të tjera për të dhënë shërbime si për Bulqizën apo Mirditën. Barhani tha se këto shërbime kanë lehtësuar procedurat për qytetarët duke u bërë të gjitha në të njëjtin vend.
Për 6 mijë qytetarët që kanë kryer kontrollin teknik të automjeteve por edhe për ata që kanë marrë shërbime të tjera, kanë kursyer jo vetëm kohën për të udhëtuar deri në Peshkopi, por edhe buxhet ekonomik.