Një tjetër vatër zjarri shfaqet në Maqellarë, nis ndërhyrja nga toka

Një tjetër vatër zjarri shfaqet në Maqellarë, nis ndërhyrja nga toka

Një vatër zjarri është aktivizuar në Parkun Natyror Korab-Koritnik, mbi fshatin Popinar, Njësia Administrative Maqellarë, Bashkia Dibër. Zjarri është pikasur mbrëmjen e djeshme në Pyll Ahu, dëllinje e shkurre, ku shumë pranë pyllit me Pishë janë përshkuar e djegur rreth 4 ha. Zjarri është drejt vënies nën kontroll. Për fikjen e zjarrit janë angazhuar rreth 80 forca nga Shërbimi zjarrfikës Peshkopi, ADZM- Dibër, Drejtorisë së Pyjeve të Bashkisë, Njësia Administrative Maqellarë, si dhe punonjës të sektorëve të ndryshëm të Bashkisë Dibër. Po punohet për izolimin e plotë të zjarrit por terreni shumë i vështirë dhe mbetjet e drunjve të prera ndër vite, bëhen pengesë.