Një tjetër këngëtare shqiptare refuzoi propozimin për Big Brother VIP, zbulohet emri…

Një tjetër këngëtare shqiptare refuzoi propozimin për Big Brother VIP, zbulohet emri…

Së fundmi, Adelina Tahiri ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj teksa momentalisht po qëndron në Vjenë.

Ndër të tjera, ajo zbuloi se i ishte propozuar që të ishte pjesë e shtëpisë së famshme, “Big Brother VIP”. Për disa arsye që ajo i ndau me ndjekësit e saj në Instagram, nuk kishte mundur të pranonte të qëndronte e mbyllur në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat 24h.

“Realisht kam pas propozim! Po arsyeja pse nuk kam pranuar është sepse për psikologjinë e djalit nuk do të ishte shumë e shëndosh mos të isha afër tij për 3 muaj kur ati më të shumti i nevoitem! Të isha në një situatë tjetër ndoshta edhe po. Ps. Dhe pa burrin zdo bëja dot ka 3 jave qe se kam pa e po vuaj! E lerë 3 muaj”, shkroi ajo në përgjigjen e saj.