Princ Leka Zogu II i Shqipërisë dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia janë bërë prindër për herë të parë.
Mediat mësojnë se Elia ka sjellë në jetë një vajzë pak më parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Burime bëjnë me dije se çifti ka zgjedhur t’i vendosë së porsalindurës emrin Geraldina, duke trashëguar kështu emrin e Mbretëreshës Geraldina, bashkëshortes së Mbretit Ahmet Zogu.
Vogëlushja dhe Elia gëzojnë shëndet të plotë.
Kujtojmë që Princi Leka Zogu II, pasardhësi i vetëm çiftit të parë mbretëror Zogu, dhe bashkëshortja e tij, Elia Zaharia u martuan më 8 tetor të vitit 2016 me një ceremoni madhështore.
Fotografi të çiftit mbretëror të Shqipërisë: