Ballina AKTUALITET “Një pjesë janë rëndë, më shqetëson numri i…”, mjeku Pëllumb Pipero tregon...

“Një pjesë janë rëndë, më shqetëson numri i…”, mjeku Pëllumb Pipero tregon pse shpërthyen rastet me Covid-19 ditët e fundit

0

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero ka treguar arsyet që çuan në arritjen e një numri rekord rastesh me koronavirus në vend.

Sipas Piperos për këtë situatë ndikoi: lehtësimi i masave dhe mosrespektimi nga qytetarët, grumbullimet publike, infektimi i bluzave të bardha, por edhe rritja e numrit të testimeve.

Megjithatë mjeku thekson se për t’u shqetësuar është fakti se është rritur numri i pacientëve që shtrohen në spital.

“Ka disa arsye po ti rreshtonin do të thosha, e para është heqja e masave kufizues, u liruan të gjitha masat. Besoj janë afërsisht 2 javë dhe me lehtësimin e masave ne prisnim një numër të shtuar rastesh se është e natyrshme. Besoj se nuk e justifikon vetëm lirimi, natyrisht duhej të shoqërohej…nuk do të thotë të mos kemi kujdes. Virusi qarkullon, dhe janë disa masa që duheshin vazhduar nga qytetarët.

Një arsye e dytë janë grumbullimet e njerëzve që koicidoi edhe me protesta.

Së treti vazhdon ende gjurmimi i rasteve të kontaktit dhe kësisoj është shtuar numri i tamponëve. Po ti referohemi përqindjes së pozitiviteti është 10%.

Një arsye tjetër është edhe numri i shtuar i rasteve pozitive midis bluzave të bardha dhe pacientëve jashtë spitalit i Infektiv.

Kjo ka bërë që numri i rasteve të shtohet, por nuk na shqetësojnë rastet pozitive, do të ketë. Më shqetëson numri i shtuar i rasteve të shtruar në spital. Midis tyre një pjesë rastesh të rënda. Është një situatë që duhet analizuar. Besoj se thelbi i gjithë këtyre gjërave është mosrespektimi i të gjitha masave”, tha Pipero në studion e Abc News.

Exit mobile version