Ngjarja e rende ka ndodhur ne qender te qytetit Burrel vetem pak metra larg Agjensise se Postes Shqiptare. Mesohet se shtetasi Aqif Ruka ka qene duke kaluar nga njera ane e shetitores ne tjetren kur nje autemjet e ka perplasur ku si pasoje ka gjetur vdekjen vetem pak minuta me vone ne spitalin e Burrelit. Nga Burime prane policise mesojme se automjeti qe ka shkaktuar kete aksident eshte larguar nga vendngjarja.