Nisja e punimeve në Skavicë, shoqatat në Dibër kërkojnë informacion

0

Pas përurimit të nisjes së punimeve për HEC- in e Skavicës, nga Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku dhe Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, kanë reaguar Shoqata për Mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi. Përfaqësuesit e shoqatës shprehen se i janë drejtuar me peticion kryeministrit, Ministrisë së Energjitikës, si dhe Ambasadës së SHBA, në lidhje me projektin duke kërkuar infromacion se çfarë përmban ky projekt për banorët që preken direkt nga kjo vepër. Në Korrik të vitit të kaluar është nënshkruar një marrëveshje mes KESH dhe kompanisë Bektel, që në një periudhë prej 18 muajsh do të bëhej studimi i fizibilitetit dhe do të zhvilloheshin diskutimet dhe dëgjesat publike me banorët e zonës, por sipas Shoqatës për Mbrojtjen e Drinit të Zi, kjo nuk ka ndodhur, madje nuk janë lejuar përfaqësuesit e saj të merrnin pjesë në inagurim ku të pranishme ishin Ministrja Balluku e Ambasadorja Amerikane Juri Kim.Shoqata për mbrojtjen e Drinit të Zi dhe gjithë banorët e Dibrës nuk janë kundër investimeve Strategjike me interesa kombëtare, por kërkohet të informohet në detaje popullata që zhvendoset, duke u garantuar atyre jo vetëm banesat por punësimin, infrastrukturën etj.me qëllim që ato ta ndërtojnë jetën aty ku do të zhvendosen.