Rekamë

Kanë nisur përgatitjet për pelegrinazhin e përvitshëm të besimtarëve bektashinj në Ballenjë të Martaneshit, i cili mbahet çdo vit me 29 Qershor. Për të parë nga afër përgatitjet në teqenë e Ballenjës i pranishëm ishte edhe vetë Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, i cili u prit nga drejtuesi i teqes Baba Hysni Shehu. Vetë Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj tha këtë vit të gjithë pelegrinët do të vijnë në një rrugë më të mirë falë investimeve që janë bërë.

Duke ju bërë thirrje gjithë besimtarëve bektashinj që të bëhen pjesë e pelegrinazhit të 29 Qershorit, drejtuesi i teqesë së Martaneshit Baba Hysni Shehu tha se për shkak të vendit të shenjtë në Ballenjë, ka vizitorë apo pelegrinë gjatë gjithë verës.

Kujtojmë se, më 29 qershor të çdo viti organizohet pelegrinazhi për Ballëm Sulltanin i cili ishte një nga themeluesit e rendit sufi të Bektashizmit. Ai konsiderohet si personaliteti më i madh i Urdhrit Bektashi (themeluar nga Haxhi Bektash Veliu), predikues mistik. Ballëm Sulltani është i njohur si “Pir i dytë”. Ai u lind vitin 1457 në qytetin Dimotoka. Teqeja e Ballenjës në Martanesh mban emrin e tij.