
Kanë nisur mbrëmjen e djshme festimet në kuadër të “31 Korrikut”, 79 vjetorit të kryengritjes mbarëpopullore matjane. Në natën e parë të festës, performioi këngëtarja e talentuar matjane Xheisara Frisku e shoqëruar nga bandi i saj. Me një repertor të zgjedhur, Xheisara ndezi atmosferën festive për qytetarët që kishin mbushur sheshin “Ahmet Zogu” të qytetit të Burrelit.
Për më shumë se dy orë me radhë, qytetarët e pranishëm u argëtuan nën tingujt e muzikës ritmike.
Mbrëmjen e sotme sheshin “Ahmet Zogu” do ta ndezë këngëtari i mirënjohur në mbarë trevat shqipfolëse, Gëzim Nika.