Nga kjo e hënë të gjithë fermerët dhe blektorët do të mund të aplikojnë për skemat mbështetëse financiare që jep Ministria e Bujqësisë.  Fermerët do të mund tu drejtohen zyrave të ekstensionit bujqësor në të gjitha rrethet për të marrë informacionin e nevojshëm. Përgjegjësi i Zyrës së Ekstensionit Bujqësor në Mat, Dritan Pjeçi tha se rruga e aplikimit nis nga portal e-albania, e më pas dorëzimi i dokumenteve do të bëhet në zyrat lokale të ekstensionit.

  Sipas Pjeçit ndryshimi i vetëm është rritja e sipërfaqes së tokës së fermerit për të përfituar naftën falas, nga 4 dynym që ishte dy vitet e kaluara në 1 hektar që është këtë vit. Nga ana tjetër, Pjeçi shtoi se nuk është e detyrueshme që fermeri ta ketë të gjithën nën pronësi, por aim und ta marrë në përdorim edhe nga të tjerë dhe të aplikojë.

Fakti që disa nga fermerët e vitit të kaluar nuk e kanë tërhequr ende sasinë e naftës, Pjeçi e argumentoi me tejkalim të parashikimit nga ana e Ministrisë së Bujqësisë me buxhetin e akorduar për këtë mbështetje.

  Aplikimet për përfitimin e subvencioneve në bujqësi do të zgjasin deri me datë 11 Prill.

Dritan Kurti