Nisi ndërtimin tre vite më parë, por ujësjellësi ende nuk ka përfunduar

Nisi ndërtimin tre vite më parë, por ujësjellësi ende nuk ka përfunduar
Një projekt i Agjencisë Komëbatë të Ujësjellës – Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, përfshinte ndërtimin e ujësjellësit rajonal nga burimet e “përroit të lopës” dhe burimet e “Ketës” për fshatrat Fullqet, Dars, Unjate, Bel, Kloskatund, Plan i Bardhë, Shëngjun dhe fshati Fshat. Por për banorët e këtij të fundit, ende në shtëpitë e tyre nuk ka mbërritur uji. Ndonëse ata deklarojnë se rrjeti është shtrirë, uji i pijshëm nuk ka ardhur. Banorët e lagjes “Ballosh” në fshatin Fshat deklarojnë se ujin e pijshëm vijojnë ta sigurojnë në burime alternative që ndodhen afër fshatit, ose të pijnë ujë nga burimet që i kanë marrë shumë vite më parë nga fshati Shkallë i Xibrit. Fitues të zbatimit të këtij projekti me vlerë rreth 2.3 milionë euro ishin bashkimi i kompanive B.O.E “Gjoka Konstruksion” sh.p.k dhe “Udha” sh.p.k. Nisja e punimeve për këtë ujësjellës të 8 fshatrave në Bashkinë Klos është bërë në Mars të vitit 2023 dhe me afatë përfundimi 18 muaj, por ndonëse po bëhen gati 3 vite, banorët ankohen se nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre.