
Pak ditë më parë Mat Televizion solli në edicionet informative lajmin për një tender që Autoriteti Rrugor Shqiptar kishte bërë për investimin në rritjen e parametrave të sigurisë në rrugën nacionale Skuraj – Peshkopi. Tenderimi ishte bërë në vlerën e 2 miliard lekëve të vjetra. Megjithëse nuk ka asnjë njoftim fituesi të këtij tenderi, puna ka nisur në terren për vendosjen e barrierave metalike anësore.
Segmenti rrugor Klos – Qafa e Buallit, pjesë e aksit nacionale Skuraj – Peshkopi është pajisur me barriere metalike anësore. Banorë të fshatit Plan i Bardhë, jashtë kameras u shprehën se kanë parë punëtor duke i vendosur gjatë fundjavës që lam pas. Por për këtë investim që kryehet me parat e taksapaguesve shqiptar nuk ka asnjë lloj transparence.
Firma e cila ka fituar tenderin e 2 miliard lekëve, nuk ka marrë mundimin për të vendosur një tabelë informuese në lidhje me investimin. Ky fakt vihet re në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe e vetmja e dhënë për këtë aks rrugor, është tabela e mirëmbajtjes e vendosur në Skuraj.
Rritja e sigurisë në këtë rrugë për ekspertët rrugor padyshim që është një lajm i mirë, por ata ngrejnë shqetësimin për gjendjen e rrugës, pasi shtresa asfaltike është e degraduar.