Rekamë

Vendgrumbullimi i mbeturinave në fshatin Muzhakë të Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit do të tjetërsohet. Bashkia Mat nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Publike ka nisur punën ditën e sotme për sistemimin dhe mbulimin e mbeturinave të cilat ishin kthyer në gangrenë prej më shumë se 20 vitesh. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Mat, Elson Reçi, tha se kjo është faza e parë për sistemimin e mbeturinave këtu, ndërsa do të ketë edhe një fazë tjetër ku do të investohet për dekompozim të mbyllur të tyre, për të eleminuar njëherë e përgjithmonë ndotjen.
Paralelisht me sistemimin me makineri të pikës së mbeturinave është pastruar edhe rruga e Komsisë nga mbetje të ndryshme që ishin hedhur aty vazhimisht.