Nis shtrimi me zhavor i rrugës Ura e Çerenecit Librazhd
Vetëm pasi u bë mediatik problemi i banorëve që përdorin rrugën Ura e Çerenecit – Librazhd, firma mirëmbajtëse ka nisur punën për mbushjen e gropave me zhavor.
Banorë të zonave që përshkon kjo rrugë thanë jashtë kameras se menjëherë pasi doli në media lajmi për problemin e kësaj rruge ka nisur mbushja e gropave.
Në vëzhgimin e bërë gjatë kësaj të hëne, mjetet po punojnë për shtrimin me çakëll të këtij segmenti i cili ishte kthyer në një gangrenë për të gjithë drejtuesit e automjeteve.
Nga ana tjetër, banorët thanë se mbushja me zhavor nuk është efikase pasi sapo të ketë reshje shirash, aksi do të rikthehet në gjendjen e mëparshme. Ata kërkojnë që rruga tju asfaltohet ashtu siç ju është premtuar në këto 30 vite demokraci.
Segmenti rrugor Ura e Çerenecit – Librazhd përfshin tre njësi administrative të Bashkisë Bulqizë, si Gjoricën, Ostrenin e Trebishtin, me mijëra banorë të këtyre tre njësive.