Nis shtrimi i rrugës së fshatit Mishtër

0

Pas shqetësimit të vazhdueshëm të ngritur nga banorët e fshatit Mishtër në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit, kjo e fundit ka nisur punën për shtrimin dhe rehabilitimin e rrugës së fshatit të tyre. Puna ka nisur nga vendi i quajtur ura e Degës në drejtim të qendrës së fshatit Mishtër.

Aktualisht po punohet për mbushjen me zhavor të kësaj rruge e cila ishte kthyer në problem për banorët pasi ishte dëmtuar nga shirat e rëna gjatë muajit Janar. Banorët shprehen se kjo do të zgjidhë lëvizjen e tyre në drejtim të Klosit apo Burrelit, pasi deri tani kalimi ishte shumë i vështirë për shkak të dëmtimit të rrugës nga ujërat e shirave të rëna gjatë stinës së dimrit.  Mirëmbajtja e rrugëve rurale vijon të jetë sfidë e rëndë për pushtetin vendor pasi shtrimi me zhavor ka jetëgjatësi të shkutër, duke krijuar nevojën e ndërhyrjes së vazhdueshme për t’i mbajtur në gjendje të mirë.

Enver Doçi