Nis riparimi i shtresës në urën që lidh disa njësi të Dibrës me qytetin e Peshkopisë

Nis riparimi i shtresës në urën që lidh disa njësi të Dibrës me qytetin e Peshkopisë

Ura që lidh disa njësi administrative të Dibrës me qytetin e Peshkopisë, që quhet ura e Muhurrit, po i nënshtrohet një rehabilitimi për shtresën e saj. Që prej disa ditësh ka nisur riparimi i shtresës prej dërrase të kësaj ure. Ndërhyrja po bëhet nga Forcat e Armatosura me kërkesë të Bashkisë Dibër nëpërmjet Emergjencave Civile. Banorët e zonës thonë se ndërhyrja është gjë e mirë që po bëhet megjithëse duhet gjetur një zgjidhje afatgjatë pasi dërrasat nuk do të mund të qëndrojnë shumë për shkak se thyhen nga automjetet dhe dëmtohen nga kushtet atmosferike. Banorët kërkojnë që kushdo që e ka përgjegjësinë të gjejë zgjidhje për ta shtruar me llamarinë hekuri apo shtresë betoni pasi investime të tilla siç po bëhet tani me dërrasë janë afatshkurtra.

Veç vendosjes së shtresës së re të dërrasës forcat e armatosura po bëjnë edhe lyerjen e elementëve metalik në mënyrë që të rritet jetëgjatësia e tyre.