Rekamë

  Të gjitha familjet që jetojnë në pallatin e ish-hotelit të uzinës së ferrokromit të Komsisë, brenda pak muajsh do të kenë banesa të rikonstruktuara totalisht. Prej disa ditësh ka nisur puna për zbatimin e projektit për rikonstruksionin total të këtij objekti, një investim ky i Bashkisë Mat nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se më në fund është finalizuar procedura për ta rikonstruktuar këtë objekt si dhe është mbyllur njëherë e mirë problemi mes pronarit të objektit dhe familjarëve. Malaj shtoi se me këtë rikonstruksion që po i  nënshtrohet ish-hoteli i Uzinës, të gjitha familjet që jetojnë në të, por jo vetëm, do të kenë ambjente bashkëkohore, ndryshe nga si i kanë patur deri tani.

Rikonstruksioni i këtij objekti do të kushtojë rreth 72.3 milion lekë të rinj me tvsh dhe punimet pritet të mbyllen në një afat kohor prej 6 muajsh.