Nis rehabilitimi i vendgrumbullimit të mbeturinave në Muzhakë, Agron Malaj: Ndekje penale për ata që djegin mbetjet (VIDEO)

0
19

Prej afro një muaji ka nisur zbatimi i projektit për “Mbylljen, rehabilitimin e mbetjeve urbane nga venddepozitimi ekzistues në Burrel. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se projekti synon eleminimin njëherë e mirë të ndotjes që shkaktohej nga prania e mbeturinave në sipërfaqe në këtë zonë. Sipas Malajt projekti do të mundësojë edhe ndërtimin e një sistemi tjetër të grumbullimit të mbetjeve për 5 vitet e ardhshme, me filtrim, mbulim, rrethim e mbjellje pemësh. Ndërkohë pika e re, do të ketë tjetër standart grumbullimi mbetjesh.

 Pas përfundimit të këtij projekti, sipas Malajt nuk do të ketë më djegie të mbeturinave. Kryebashkiaku Malaj shtoi se në vijimësi për ndotësit e mjedisit do të zbatohet ligji nga masat administrative deri në procedim penal.

Me kalimin e shërbimit të pastrimit në varësi dhe menaxhim të bashkisë, pika e grumbullimit të mbetjeve në afërsi të varrezave të dëshmorëve në Muzhakë, do të jetë më e kontrolluar.