
Bashkia e Bulqizës prej ditësh po punonte me anë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë kësaj bashkie për prishjen e objekteve paleje në lagjen e re të Bulqizës. Prishja e këtyre objekteve konsistoi në zgjerimin e unazës së kësaj lagjeje që nis pranë spitalit e deri tek Komisariati i Bulqizës. Kjo unazë ishte kthyer në një gangrenë për qytetarët e Bulqizës e kushdo që kalonte në të. Në shumë pjesë ajo ishte njëkalimëshe duke vështirësuar akoma më shumë qarkullimin e automjeteve. Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Bulqizë, Mirel Gjoka tha se pavarësisht disa situatave është gjetur bashkëpunim me qytetarët.
Shumë banorë janë të kënaqur me investimin dhe shprehen se e prisnin prej vitesh pasi në dimër i mbyste balta, ndërsa gjatë verës, pluhuri.
Rikonstruksioni i unazës do tën përfshijë zgjerimin e trasesë, ndërtimin e trotuareve, ndriçimin etj.