
Kanali i Klosit është vepra më e madhe vaditëse në Mat. nga ky kanal vaditen qindra hektarë tokë bujqësore që nga Klosi e deri në fshatin Zenisht të Bashkisë Mat. ndërkohë, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durrës me anë të sektorit të Matit, ka nisur punën për ta vendosur në efiçencë këtë vepër. Ndonëse pjesët më problematike mbeten sifonët të cilët në të gjithë gjatësinë e kanalit janë 20 të tillë, Specialisti pranë Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Durrës, sektori i Matit, Basir Salaj, tha se vetëm në disa prej tyre ka probleme të cilat po zgjidhen. Po ashtu, Salaj u shpreh se kanali i Klosit do të jetë gati për fermerët që me datë 1 Qershor. Përveç riparimit të sifonëve dhe pjesëve të dëmtuara të kanalit prej betoni, po bëhet edhe pastrimi i të gjithë vijës nga dherat apo mbeturinat e ndryshme të rëna që nga Gushti i vitit të kaluar.