Ballina AKTUALITET Nis ndërtimi i linjës së dedikuar te ujesjellesit  për qytetin e Burrelit

Nis ndërtimi i linjës së dedikuar te ujesjellesit  për qytetin e Burrelit

0

Ka nisur puna për ndërtimin e linjës së dedikuar të ujit të pijshëm për qytetin e Burrelit. Firma zbatuese e projektit po bën të mundur shtrimin e tubacionit kryesor i cili do të furnizojë depon që është ndërtuar në afërsi të varrezave të dëshmorëve. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve ishte kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili tha se ky investim do të bëjë të mundur që qyteti i Burrelit të furnizohet me 24 orë ujë të pijshëm.

Nga ana tjetër, Malaj tha se ështrë bërë afro 80% e punës në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit të qytetit deri tek abonentët. Nisur nga kjo, kryebashkiaku Agron Malaj shtoi se brenda pak ditësh do të bëhet mbyllja totale e investimit dhe do të nisë punë për rehabilitimin e të gjitha rrugëve të qytetit të Burrelit që janë dëmtuar si pasojë e hapjes së kanaleve për ujësjellësin.

https://youtu.be/cfhk2e_odZU

Exit mobile version