Nis ndërtimi i kanalit vaditës në Ostren

0

Banorët e Njësisë Administrative Ostren në Bashkinë e Bulqizës do të kenë pas 30 vitesh ujë vaditës për të mbjellat e tyre. Prej pak ditësh ka nisur puna për ndërtimin e kanalit vaditës me një gjatësi 19 kilometra, duke vënë kështu nën ujë tokat e 8 fshatrave, si Tuçep, Lladomericë, Pasinkë, Miresh, Tërbaç, Çerenec, Golovisht dhe Viçisht. Drejtuesit e punimeve për zbatimin e projektit për ndërtimin e këtij kanali vaditës shprehen se vepra do të jetë në funksion të banorëve në fillim të sezonit vaditës të vitit të ardhshëm.
Banorët e fshtarave që përfshihen nga kjo vepër vaditëse shprehen se prej 30 vitesh kanë vuajtur mungesën e ujit vaditës, duke bërë që shumë banorë të largohen nga fshatrat.
Punimet u ndoqën nga afër edhe nga vetë kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla.