Rekamë

 Ka nisur këtë të mërkurë puna për ndërtimin e pallatit të parë që do të ketë 25 apartamente sociale në qytetin e Burrelit. Pas zhvillimit të të gjitha procedurave për ndërtimin e tre pallateve 6 katëshe për banesa sociale, ka nisur zbatimi i projektit në terren ku janë hedhur thelemet për pallatin e parë në lagjen e Ish SMT. Të pranishëm në fillimin e punimeve ishin Drejtori i Entit Kombëtar të Banesave, Stefan Çipa dhe Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, i shoqëruar nga nënprefekti i Matit Hasan Pasha dhe drejtues të firmës zbatuese. Në fjalën e tij, Drejtori i Entit Kombëtarë të Banesave, Stefan Çipa tha se ishte këmbëngulja e kryebashkiakut Malaj dhe mbështetja e tij për këtë investim, duke dhënë detaje të objekteve që do të ndërtohen.

 Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se ndërtimi i këtyre pallateve do të sjellë zhvillim për lagjen e Ish SMT, pasi pas 30 vitesh do të ndërtohen pallate të reja në qytetin e Burrelit.

  Ndërtimi i këtij pallati pritet të përfundojë brenda 16 muajve.