Nis investimi për rrjetin e kanaleve të ujërave të zeza në lagjen “Drita” e Lagjen e Re

0

Blloqet e banimit numër 1 dhe 2 në lagjen “Drita” dhe Lagjja e re në qytetin e Burrelit tashmë do të kenë rrjet të ri të Kanalizimeve të Ujërave të Zeza. Këtë të Mërkurë ka nisur puna për zbatimin e këtij projekti që kap vlerën e rreth 72 milion lekëve pa T.V.SH. Puna ka nisur në fund të bllokut numër 1 të lagjes “Drita” ku firma zbatuese e projektit ka hapur kanalet dhe ka nisur vendosjen e tubacioneve të reja. Për të parë nga afër punimet, ishte vetë Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, i cili tha se ky investim do të zgjidhë një gangrenë të akumuluar prej 3 dekadash në këto blloqe banimi si dhe në lagjen e re. Po ashtu, Malaj u shpreh se një tjetër projekt pritet të financohet për lagjen “Drita” i cili përfshin sistemimin e brendshëm të hapsirave të përbashkëta, rrugë, ndriçim si dhe kënde lojërash për fëmijë.
Punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve të ujërave të zeza në dy blloqet e banimit të lagjes “Drita” si dhe në Lagjen e Re pritet të përfundojnë brenda gjashtë muajve.