Nis asflatimi i rrugës së 12 të fazës së parë të asfaltimit të rrugëve rurale në Bashkinë Mat
Ka nisur puna për asflatimin e rrugës së 12 të fazës së parë të projektit për asfaltimin e rrugëve rurale në Bashkinë e Matit, një investim ky që po bëhet me fondet e kësaj bashkie. Bëhet fjalë për aksin nga fshati “Posum” deri tek ura e Matit që përfshin gjithë zonën. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve ishte kryebashkiaku në Detyrë i Bashkisë Mat, Myslim Zeneli, Deputeti i Qarkut Dibër, Agron Malaj dhe sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Mat, Elson Reçi. Në fjalën e tij deputeti Agron Malaj tha se ky investim do të jetë një ndihmë shumë e madhe për banorët pasi lehtëson jo vetëm lëvizjen e tyre por edhe të produkteve që prodhojnë.
Faza e parë e projektit për asfaltimin e asfaltimin e rrugëve rurale përfshin 17 rrugë në të gjithë Bashkinë Mat.