
Ekipi i futbollit “Burreli” do të përballet sot me ekipin e Korabit të Dibrës, ndeshje kjo që pritet të ketë interes shumë të madh për dy arsye. E para që të dyja këto skuadra luftojnë për kreun e grupit A dhe e dyta, janë ekipe brenda një qarku dhe si të tilla, përballjet janë parë si derbi. Por për numrin një të pankinës matjane Samuel Nikaj, ndeshja është vlerësuar njëlloj si të tjerat dhe se Burreli do të ndjekë të njëjtin standart deri në fund të garës, ku çdo skuadre do t’i kushtohet e njëjta rëndësi, pavaërësisht se kush është përballë. Nikaj ju ka dhënë udhëzimet e fundit lojtarëve para se skuadra të niset drejt Peshkopisë ku dhe do të qëndrojë mbrëmjen e së premtes. Sa i përket formacionit, Nikaj tha se ai është i plotë pasi i gjithë grupi është kualitet, ndaj dhe mungesat nuk përbëjnë problem për skuadrën që ai drejton.
“Veçse një derbi dhe pikëve me shumicë që ka Korabi është një skuadër me kualitete. Është një skuadër që para pak viteve e ka shijuar superligën dhe ka ende lojtarë të saj që luajnë në superligë. Është një ekip që duhet vlerësuar maksimalisht pra është ndër ekipet më të forta të grupit. Megjithatë ne do të shkojmë të bëjmë detyrën tonë dhe do të luftojmë fort, të mundohemi të fitojmë ndeshjen me anë të atyre cilësive që kemi në ekip. Kemi lojtarë që bëjnë diferencë dhe me anë të organizimit të lojës për të marrë tri pikët. Normalisht që barazimi nuk i shkon përshtat asnjërit ekip ndaj dhe secili do të luftojë për fitore. Gjendja e skuadrës është e mirë, pasi grupi është në dispozicion. Vetëm Rexhepi nuk luan për shkak të kartonave, e megjithatë ne kemi një grup prej 15 lojtarësh, ku secili është më i mirë se tjetri. Në këtë aspekt nuk e kemi problem që mund të mungojë njëri prej tyre. Suksesi tek është është grupi, e jo individi” –tha Nikaj.
Formacioni i mundshëm!
Miraka, Danaj, Zefi, Hasa, Beci, Sefgjinaj, Stana, Koleci, Kurbeshi, Vecaj, Raboshta. Tr.S.Nikaj