Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së hënës në Skrapar, ku një person ka vrarë me thikë fqinjin e tij pas një sherri të momentit.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Jaupas, ku 37 vjeçari H.Ç. ka qëlluar disa herë me thikë fqinjin 77 vjeçar R.Ç. pas një konflikti për motive të dobëta. I moshuari mori plagë të rënda dhe nuk mundi të mbijetojë.