Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paskuqan mbrëmjen e djeshme.
Policia bën me dije se rreth orës 23:40, shtetasi 34-vjeçar Eredet Çapoku ka goditur për vdekje me shkop druri kunatën e tij, Enkelejda Çapokun, 30 vjeç, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje dhe ka shpallur në kërkim 34-vjeçarin, i cili pas ngjarjes është larguar.
Krimi ka ndodhur në prezencë të nënës dhe vajzës së mitur të Enkelejdës, bashkëshorti i së cilës vuan një dënim me burg prej 10 vitesh, për trafik narkotikësh. Policia po heton në disa pista që kanë të bëjnë me motive të dobëta familjare.
Enkelejda e kishte denoncuar dhunën e kunatit të saj para 6 muajsh dhe policia e kishte marrë në mbrojtje.