Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë të Lezhës, ku 5 persona, përfshirë djem dhe burra, akuzohen se përmes shantazhimit kanë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 15-vjeçare.

Burime për mediat bëjnë me dije se e mitura kishte nisur një njohje me njërin nga djemtë, një 17-vjeçar, e gjatë kësaj periudhe mes tyre kishte pasur edhe momente intime.

Pikërisht këto momente intime ishin shfrytëzuar nga i riu për ta shantazhuar adoleshenten, pasi i kishte thënë se aktin seksual e kishte filmuar, e për të mos e shpërndarë më tej, e kishte detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale me 4 të njohur të tij.

Në këto kushte, vajza i është bindur djalit, e në mënyrë sistematike, pa dëshirën e saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me të riun dhe 4 personat e tjerë, për një periudhë disamujore, më konkretisht nga muaji janar deri në prill.

Për ngjarjen shokuese, në pranga kanë përfunduar të pestë abuzuesit, të cilët mësohet se janë shtetasit: Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç dhe shtetasi i mitur me iniciale A. Gj., 17 vjeç.

Ata ishin banorë të fshatit Tarazh të Mirditës dhe u arrestuan në orët e para të mëngjesit të së martës, ndërsa vajza jetonte në Rrëshen.