Ngjarje e rëndë në Elbasan, po ruanin bagëtitë dhe u futën për t’u larë, mbyten 2 vëllezërit e mitur në lumin Shkumbin

Ngjarje e rëndë në Elbasan, po ruanin bagëtitë dhe u futën për t’u larë, mbyten 2 vëllezërit e mitur në lumin Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin. Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndersa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë. Ngjarja ka tronditur gjithë zonën, ndërsa familjarët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie. Praprakisht raportohet se viktimat ishin vëllezër, 8 dhe 10 vjeç.