Stay Away!

Sipas policisë, një 53-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare. Policia e Bulqizës deklaroi se 53-vjeçari ishte person në kërkim prej disa kohësh, pasi vajza e mitur, në praninë e prindërve, kishte bërë denoncimin ndaj të dyshuarit. Ky i fundit e ka mohuar një akuzë të tillë gjatë dëshmisë para oficerit të policisë gjyqësore.