Ngjarja tronditëse në Fier/ Babai pranon se ka abuzuar me vajzën e tij: Ndodhi vetëm një herë... - Albeu.com

Ngjarja tronditëse në Fier/ Babai pranon se ka abuzuar me vajzën e tij: Ndodhi vetëm një herë... - Albeu.com

Ditën e sotme, një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Sheqishtë në Patos të Fierit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Zamir Meta, 36-vjeç, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie skuale me vajzën e tij 12-vjeçare. Detaje tronditëse janë bërë publike nga ngjarja e rëndë, ku babai 36-vjeçar ka abuzuar me vajzën e tij të mitur vetëm 12-vjeçe. Sipas burimeve policore, bëjnë me dije se denoncimi në polici është bëre nga vetë e mitura, pasi është shoqëruar në komisariat pas njoftimit të fqinjëve. 12-vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është prdhunuar nga babai i saj. Ndërkohë, ajo ka thënë gjithashtu se ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani, por ka pranuar gjithashtu se ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare. Ndërkohë, babai i saj, 36-vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar skualisht me vajzën e tij, por ka ndodhur vetëm një herë. Aktualisht, e mitura ndodhet në Tiranë, në Qëndrën Rehabilituese” Lilium”. Sakaq, nëna e vajzës, duke folur për mediat është shprehur se vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati. Gruaja 30-vjeçare ka treguar se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare dhe kishte sjellje agresive, por nuk i kishte treguar askujt për këtë ngjarje të rëndë. Jam nënë e 7 fëmijëve. Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Në orën 04:00 më njofton vajza e dytë që ka ikur vajza e madhe nga shtëpia. U ngrita dhe nuk e gjeta vajzën, njoftova policinë. Policia e gjeti vajzën, ajo kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Kur shkova në polici mora vesh çfarë i kishte bërë babai. Goca nuk më fliste fare, ishte e acaruar, zihej me vëllezërit dhe motrën. Vajza kaloi në depresion sa u detyrua u largua nga banesa. Vajza kishte deklaruar që e kishte prdhunuar edhe më parë, që 5-vjeç. Unë nuk dija gjë, kur e mora vesh më ra si bombë.