Rekamë

Qarku Dibër u trondit ditën e sotme nga lajmi që tre minatorë humbën jetën tragjikisht në një minierë si pasojë e mungesës së ventilimit të ajrit.

Organet përkatëse ndodhen në terren dhe po përpiqet të zbardhen plotësisht shkaqet.

Për këtë ngjarje tragjike ka reaguar ish deputetja Dhurata Çupi e cila ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Gjithashtu Çupi ka kërkuar nga autoritet të zbardhet sa më kjo ngjarje.

Sipas ish deputetes kjo ngjarje duhe t të shërbejë si këmbanë alarmi për institucionet të cilat kryejnë kontrolle në zonat minerare

Postimi në facebook i ish deputetes Dhurata Çupi

Minierat si vende pune tragjike.

Humbja e jetës së 3 personave, inxhinierit Ismail Hoxha, dhe dy minatorëve Rexhep Rushiti dhe Fatos Çeseku, duhet të jetë këmbanë alarmi për institucionet që kryejnë kontrolle për sigurinë në punë. Gjej rastin të përcjell ngushëllime të sinqerta për familjarët që humbën të afërmit e tyre në thellësi të tokës. Por është koha për ti thënë STOP vdekjeve të paralajmëruara në këto vende.Shqiptarë të varfër vënë në rrezik jetën e tyre për të ushqyer familjet.Kjo është e dhimbshme, asgjë tjetër më shumë nuk vlen sa jeta e njeriut. Organet e drejtësisë duhet të kryejnë hetim te plotë për këtë ngjarje të rëndë dhe Institucionet të veprojnë e të mos mbyllin sytë.