
Një 35 vjeçar nga Dibra është gjetur në Zallin e Bulqizës pasditen e sotme.
Mësohet se 35 vjeçari Isa Nurçe kishte bërë aksident me makinën e tij duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e zallit të Bulqizës.
Ai ishte denoncuar i humbur nga babai i tij në polici.
Një i ri, i identifikuar si Isa Nurçe, është gjetur mesditën e sotme brenda një automjeti të rrëzuar në shtratin e lumit, në zonën e zallit të Bulqizës, pranë urës së Çeranecit, në aksin rrugor Bulqizë–Peshkopi. Mjeti dhe personi në fjalë, janë zbuluar nga disa fëmijë që po laheshin aty pranë, të cilët kanë njoftuar menjëherë banorët e zonës. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur tre ditë më parë dhe për pasojë automjeti ka përfunduar në shtratin e lumit. Banorët kanë njoftuar shërbimin e urgjencës dhe i riu është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Bulqizë/informacion paraprak
Sot me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa.
35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.