Ditën e sotme kandidati i pavarur në zgjedhje Elton Debreshi është paraqitur në policinë e Dibrës lidhur me gjobën 50 milionë lekë që mori gjatë fushatës.
Debreshi përmes një postimi në Facebook bën me dije se kjo gjobë ngelet në fuqi dhe se vjen me urdhër nga lart, duke shtuar se partitë e mëdha kanë bërë fushatë me paratë e oligarkëve.
Ai shton se kryeministri Rama e festoi marrjen e mandatit të tretë me dhjetëra mijëra militantë në shesh, por askush nuk u kujtua t’i kërkojë llogari për pandeminë.?t=1618985484.984&userId=43304944null
Debreshi: Edi Rama e festoi mandatin e trete me dhjetëra mijëra militante ne shesh, por askush nuk u kujtua t’i kërkojë llogari për pandeminë. Përpjekja jone e përbashkët sapo ka nisur. Do te vije dita kur pushteti i oligarkëve te përdorë masa edhe me shtypëse sesa gjobat disa-milionëshe. E atëherë, te bashkuar, ne do te jemi gati për t’u përballur me te.
Elton Debreshi nuk mund të merrte votat e nevojshme në qarkun e Dibrës të nevojshme për t’i siguruar atij një mandat deputeti.