Nga Theo te Maignan, Tare “zbulon” Milan, tregon lëvizjet në merkato

Nga Theo te Maignan, Tare “zbulon” Milan, tregon lëvizjet në merkato

“Nuk bëhet fjalë për një revolucion, por do të afrohen lojtarë funksional për të

krijuar një identitet loje”, me këto fjalë e shpjegoi Igli Tare filozofinë e

merkatos kuqezi këtë verë, në një takim informal me gazetarët në Casa Milan.

Drejtori i ri Sportiv i “djallit” vijoi më pas duke shtuar: “Jemi në kërkim të

disa lojtarëve për role specifike. Prioritet për momentin është mesfusha për të

rritur cilësinë e lojës, ashtu siç kërkon Allegri”, theksoi Tare, duke u ndalur

më pas te një tjetër pozicion, ai i qendërsulmuesit: “Gimenez i pëlqen të dal nga zona e rreptësisë, për këtë arsye do të kërkojmë

një tjetër numër 9, një qendërsulmues klasik si Giroud. Theo Hernandez? Ai po

kërkonte një eksperiencë të re“, sqaroi Tare duke konfirmuar në këtë mënyrë

largimin e anësorit francez. Ikën Theo, por me shumë mundësi do të qëndrojë portieri Mike Maignan, fakt që e

pranon edhe Tare: “Nuk është në shitje, do të vijojë të mbajë të veshtur

fanellën kuqezi”, sqaroi Tare gazetarët e pranishëm. Është e qartë se Milan

kërkon në këtë merkato vere dy mesfushorë të tjerë përveç Modric, dy mbrojtës

anësorë, një qendërmbrojtës dhe një qendërsulmues. (BalkanWeb)