
Ish-presidenti Ilir Meta ka treguar se si lindi ideja për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë.
Meta tha se LSI e përfundoi misionin e saj për të zhbllokuar integrimin.
Në një intervistë për News 24, Meta është shprehur se emri ka ardhur i frymëzuar nga populli i 2 marsit.
Sipas Metës kjo forcë e re, përfshirë LSI dhe të gjithë forcat e reja, është frymëzuar nga mesazhi i sovranitetit dhe daljes zot të vendi
“Sepse këtu është kërcënuar liria, kryeministri thotë e di se çmendoni,. Patronazhistët dinë çdo gjë që bëni ju dhe mendoni ju. Nuk po flasim për tendera sekrete e transparencë, as për përndjekjen politike që ndodh çdo ditë me dhjetëra mijëra gjoba që i vihen qytetarëve. Janë vënë në diskutim serioz të drejtat e liritë e qytetarëve.
Emri ka ardhur i frymëzuar nga populli i 2 marsit, i cili jo detyrimisht do ta gjejë veten këtu, por kjo forcë e re, përfshirë LSI dhe të gjithë forcat e reja, është frymëzuar nga mesazhi i sovranitetit dhe daljes zot të vendit”, është shprehur Meta.